Presidenti francez Macron dënon dhunën në Paris - News, Lajme - Vizion Plus

2018-11-25 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar për protestat e dhunshme që kanë përfshirë Parisin prej ditësh kundër rritjes së çmimit të naftës, ku më shumë se 150 policë kanë mbetur të lënduar.?Turp për ata që sulmuan efektivët e policisë. Turp për ata që kanë abuzuar me qytetarët dhe gazetarët. Turp për ata që janë përpjekur të frikësojnë zyrtarët. Nuk ka vend për dhunë në Republikën Franceze?.aReagimi i presidentit francez vjen pas përshkallëzimit dhunës në protestën që nisi rreth një javë më parë Champs-Elysées. Por policia u detyrua të përdorë gaz lotsjellës dhe ujin për të shpërndarë protestuesit e ?jelekëve të verdhë?.5 mijë policë ishin në gatishmëri, ndërsa kishin vendosur barriera metalike rreth Champs-Élysées për të ndaluar protestuesit që synonin te hynin ne selinë e presidencës.Edhe pse ishin paralajmëruar protesta paqësore, disa nga protestuesit thyen kordonin e sigurisë dhe ndezën zjarre, ndërsa hodhën edhe gurë ndaj policisë. Bilanci i tubimeve prej një jave rezulton dy të vdekur dhe 620 të plagosur, ndër të cilët 136 janë policë. Ndërkohë, të paktën 50 vetë janë arrestuar.

Free Traffic Exchange