Banesa sociale e kredi e butë për banorët e Unazës së re - News, Lajme - Vizion Plus

2018-11-25 2

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Duke e përdorur modelin e strehimit social për banorët e prekur nga ndërtimi i kaskadës së Devollit në Gramsh, ministër i infrastrukturës ka thënë se e njëjta rruge mund te ndiqet edhe me unazën. Teksa përuroi pallatin e ri ndërtuar për strehimin e te zhvendosurve Damian Gjiknuri la te kuptohet se familjet e zonës se Astirit mund te përfitojnë edhe kredi te buta.Damian Gjiknuri: ?Ne po ndërtojmë edhe shembujt konkret ku banorët që afektohen nga projektet publike do të gjejnë zgjidhje nëpërmjet pagesës dhe këtu i referohem edhe rastit të Unazës së Madhe të Tiranës. Do të trajtohen me tre vite qira të paguar nga Bashkia e Tiranës dhe mbështetur nga qeveria siç është edhe rasti këtu në Gramsh që u paguan nga bashkia. Gjithashtu, do të shikohen me trajtim preferencial për banesa sociale ose kredi të buta për strehimin e tyre. Zgjidhjet nuk mungojnë, ne jemi duke i implementuar këto në zona të ndryshme të Shqipërisë, ku preken nga projekte madhore. Mendoj se ky është një rast konkret që ky projekt mund të zbatohet edhe në Tiranë?Nga projekti i Unazës së Madhe në Tiranë, preken më shumë se 317 objekte, pjesa më e madhe e të cilave janë shtëpi por ka edhe biznese. Banorët që preken nga projekti prej afro tre javësh vijojnë protestat pasi kërkojnë dëmshpërblim sipas vlerës se tregut për subjektet qe do te prishen.