Në vijim të nismës ?Shkolla Qendër Komunitare?, Bashkia e Tiranës çeli dyert e palestrës së re të shkollës ?Dëshmorët e Lirisë? në Njësinë 5. Veliaj tha se ky investim e çon në 62 numrin e shkollave që do qëndrojnë hapur edhe pas orarit të mësimit.
?Më parë rregulli ka qenë ndryshe: Mësimi fillonte në orën 8.00 dhe mbaronte në 13.30, pas kësaj shkolla ishte bosh. Tani e kemi ndryshuar rregullin, duke futur konceptin e shkollës si qendër komunitare, ndaj duam që shkolla të ketë frymë njeriu, të jetë e mbushur me nxënës, fëmijë dhe sportistë të ardhshëm çdo pasdite.
Sipas Veliajt edhe mjediset e tjera të shkollës ofrojnë mundësi për disiplina të ndryshme sportive.
?Fakti që kemi të paktën 5 sporte të ndryshme që gjallërojnë hapësirën e shkollës është diçka shumë e mirë. Në Tiranë funksionojmë si një familje; pra, në familje kontribuojnë të gjithë, ku secili sipas mundësisë jep diçka. Ashtu ndodhi edhe këtu, por e rëndësishme është që në fund fare e gjithë kjo doli një përpjekje fantastike.
Veliaj ftoi të rinjtë të bëhen pjesë e dy nismave të Bashkisë së Tiranës, për të nxjerrë nga një flamur në ballkonin e shtëpisë me rastin e festave kombëtare, ose të mbjellin një pemë.
Tv Klan