http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Udhëheqësit e BE-së kanë miratuar kërkesën e Mbretërisë së Bashkuar për t'u larguar nga Bashkimi Europian.Lajmi është konfirmuar nga Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk në një postim në Tëitter. Pas një diskutimi më pak se një orë 27 udhëheqësit dhanë mbështetjen e tyre në Bruksel.Ndërkohë në postimin e tij Tusk sinjalizoi të shtunën se marrëveshja do të miratohej pasi Spanja tërhoqi shqetësimet e minutës së fundit në lidhje me Gjibraltarin.Ndërsa pak para aprovimit të marrëveshjes Theresa May, të profilin e saj Tëitter, ka publikuar një letër drejtuar qytetarëve të Mbretërisë së Bashkuar ku edhe i premtonte një kapitull të ri në historinë e vendit të tyre.?Kjo është një marrëveshje për një të ardhme më të ndritshme. Do të jemi në gjendje të nënshkruajmë marrëveshje të reja tregtare dhe të hapim tregje të reja në ekonomitë që po rriten me ritëm të shpejtë në mbarë botën.?Gjithashtu marrëveshja duhet të miratohet nga Parlamenti i Britanisë, ku shumë deputetë janë kundra.