Ora News - Ura “bashkon” Troshanin, rikonstruktohet nga vetë banorët

2018-11-25 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kjo urë ishte shndërruar në një rrezik serioz për banorët e fshatit Troshan në Njësinë Administrative Blinisht të Lezhës.

Por për vite me radhë kërkesa e banorëve për ndërhyrje kishte rënë në veshin e shurdhët të institucioneve.

Ndaj ata nisën ta rikonstruktojnë urën me vetëfinancim, si një sfidë ndaj mungesës së vëmendjes.

Banorë: "Kemi bërë ankesa kudo. Askush nuk u interesua. Kemi mbledhur vetë paratë."

Ura që lidh një pjesë të fshatit me rrugën e fsahtit ishte ndërtuar po nga vetë banorët vite më parë, por së fundmi ishte amortizuar plotësisht dhe ndërhyrja ishte e domosdoshme

Banorë: "Na kanë premtuar shumë herë, por nuk e kanë realizuar. E kemi bërë me djersën tonë, me bukën e kalamajve."

Kjo urë cilësohej nga banorët e Troshanit tregues i harresës së plotë nga shteti, ndërsa tashmë ajo është kthyer në një shembull bashkimit në të mirë të komunitetit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ura-bashkon-troshanin-rikonstruktohet-nga-vete-banoret

Easy Viral Banner Traffic