Ora News - Nis seanca për të arrestuarit e protestës, banori thirrje policëve para gjykatës

2018-11-25 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ka nisur sot seanca gjyqësore për masën e sigurisë ndaj të arrestuarve në protestën e dhunshme të së enjtes përpara ndërtesës së Parlamentit.

Para ndërtesës së gjykatës, janë mbledhur banorë të zonës së Astirit, të mbështetur nga deputetë të opozitës.

Një banor pati një thirrje për forcat e rendit që kanë blinduar ambientet e jashtme të gjykatës.

Banori: Ju bëjmë thirrje. Sot është fëmija im dhe nesër është fëmija jot. Ama, me u bo bashkarisht me krimin që të mbroni një kriminel atje, jam ai burrë që e dorëzoj kapelen. Ta dini se ushqeni fëmijët me taksat e këtij populli. Ne nuk jemi kriminelë. Ata janë fshehur atje.

Protesta para parlamentit u zhvilluan të enjten paradite, duke lënë pas 15 policë të plagosur lehtë dhe disa protestues. Ishin fishekzjarrët e hedhur ato që shkaktuan plagosjen e efektivëve të policisë, një prej të cilëve një femër 24 vjeçare, e cila pësoi dëmtime të gishtërinjve.

11 persona janë arrestuar nga policia për protestën, përkatësisht:

- Alban Ahmetcenaj, 36 vjeç;

- P. A., 17 vjeç;

- Fluturim Goleci, 30 vjeç;

- Rruzhdi Daci, 53 vjeç;

- Marsel Villari, 28 vjeç;

- Erjona Dozhani, 30 vjeç;

- Lulzim Dozhani, 45 vjeç;

- Dorjan Protoduari, 30 vjeç

- Ali Nalic, 35 vjeç;

- Amarildo Sinanaj, 30 vjeç;

- Shpati Bilbili, 31 vjeç.
Për më shumë lexoni në
http://www.oranews.tv/article/nis-seanca-te-arrestuarit-e-protestes-banori-thirrje-policeve-para-gjykates