Report TV - Po transportonin 32 kg kanabis brenda një BMW-X5, pranga tre personave në Sarandë

2018-11-25 0

SARANDË- Policia e Vlorës ka sekuestruar 32 kilogramë kannabis të fshehur brenda një automjetit tip ?BMW X5?.

Në pranga e policisë kanë rënë 3 persona, të identifikuar si: S. Ç., 27 vjeç; A. P., 25 vjeç dhe E. K., 31 vjeç, të tre banues në Tepelenë.

Njoftimi i policisë:

Sarandë

Forca e Ligjit në Territor godet një rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në Sarandë.

Sekuestrohen rreth 32 kilogramë lëndë narkotike cannabis sattiva.

Në pranga 3 persona përgjegjës

Në kuadër të operacionit Forca e Ligjit në Territor, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë konkretisht shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë në vijim të punës hetimore për parandalimin e veprimtarive të ndryshme kriminale, pas kontrolleve të befasishme në lagjen nr.4 Sarandë, konstatuan se në automjetin tip "BMV X5", drejtuar nga shtetasi E. K., (bagazh) u gjet një sasi me lëndë narkotike e dyshuar e llojit cannabis sattiva me peshë totale prej 32 kilogramë.

Narkotikët e Sarandës kanë bërë arrestimin e 3 shtetasve të cilët dyshohen se janë persona të implikuar dhe autorë përgjegjës në lidhje me ngjarjen:

S. Ç., 27 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tepelenë.

A. P., 25 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë (i dënuar më parë për vjedhje).

E. K., 31 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë (drejtuesi i mjetit BMV X5).

Free Traffic Exchange