Xing me Ermalin/ “Kam dashnore”, Ramush Haradinaj i thote emrin ne emision

2018-11-24 1

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ishte i ftuari i radhës sot në emisionin ?Xing me Ermalin? në Tv Klan.

Drejtuesi i emisionit Ermal Mamaqi nisi intervistën me kryeministrin me një pyetjet tejet të sikletshme. ?A keni dashnore?, ishte pyetja që që moderatori i drejtoi Haradinajt, i cili nuk nguroi të përgjigjej duke thënë po.

Mamaqi shkoi më tej duke i kërkuar kryeministrit të thotë emrin e saj dhe ai tha emrin e bashkëshortes së tij Anita.

Ermal Mamaqi: Zoti Ramush, a keni ju dashnore?

Ramush Haradinaj: Po

Ermal Mamaqi: Çfarë po ndodh... Në emisionin tim ose qajnë njerëzit ose ndahen, por uroj që të shkojë gjithçka mirë. E di që do transmetohet kjo, nuk e pres në montazh.

Ramush Haradinaj: E vërteta është e vërtetë. Kam.

Ermal Mamaqi: A mund ta dimë emrin. Se ju jeni edhe pak i martuar dhe me fëmijë...

Ramush Haradinaj: Emrin e dashnores time?

Ermal Mamaqi: Po.

Ramush Haradinaj: Anita.

Ermal Mamaqi: Jo mo jo. Po ky është emri i gruas... E ka gruan si të dashur./tvklan.al