Në mungesë të vëmendjes së insitucioneve shtetërore, banoret e fshatit Troshan të Lezhës, kanë nisur të ndërhyjnë vetë për riparimin e urës lidhëse me rrugën kryesore, e cila ishte kthyer në një rrezik serioz për jetën e tyre.
Banorët e këtij fshati janë bërë bashkë dhe kanë kontribuar financiarisht për realizimin e këtij investimi mjaft të rëndësishem për ta. Ata shprehen se kjo zonë është lënë në harresë të plotë, pavarësisht ankesave të vazhdueshme drejtuar instancave përgjegjëse.
Kemi bërë ankesa kudo por askush nuk është interesuar për këtë punë. Kishim frikë se do të vrisnim atje. Ura duhet më e gjerë po aq kishim mundësi.
Banor i fshatit Trozhan