Report Tv - Për PD tenderi i Unazës së Madhe ‘vijë e kuqe’ e Ramës

2018-11-24 1

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjithnjë e më shpesh kërcënon rivalin e tij politik Edi Rama se po shkel ?Vijën e Kuqe? të cilat me kalin e kohës kthehen në vija të bardha dhe aspak shqetësuese për maxhorancën qeverisëse të socialistëve.

Nuk ka për të përfunduar me kaq Edi Rama. S?ke për t?i marrë ato 40 milionë euro. Nuk do të të lemë. Kjo është vija e kuqe per ju

Lulzim Basha, kryetar i PD, në deklaratën e tij për Unazën e Re
Basha sot thotë se ?vija e kuqe? e Edi Ramës është Unaza e Madhe e Tiranës, janë investimi 40 milionë dollarë në 2 km, për të cilat pretendon se kushton 2 mijë euro një centimetër katëror. Të njëjtën retorikë politike me vijë të kuqe Basha përdori edhe për projektin e Teatrit të ri kombëtar.

Ne do të kundërshtojmë me të gjitha format dhe mënyrat në krah të qytetarëve dhe artistëve. Padyshim që Teatri është ?vija e kuqe?.

Lulzim Basha, kryetar i PD disa muaj më parë në deklaratë për shembjen e Teatrit Kombëtar
Megjithëse i tregoi Ramës ?vijën e kuqe?, Basha dhe deputetët demokratë iu shmangën rivotimit e këtij projektligji në parlament duke mos bërë asnjë rezistencë e shpalosur argumentet kundra.

Një tjetër deklaratë me ?vijë të kuqe? nga Basha ishte edhe ajo për kundërshtimin e emërimit të Fatmir Xhafajt si ministër i Punëve të Brendshme.


Le të zotohemi bashkë se Fatmir Xhafaj nuk kalon pragun e Ministrisë së Brendshme përveçse mbi trupat tanë.

Lulzim Basha, kryetar i PD për Fatmir Xhafën në kohën e çadrës