Ora News - Rama propozon Ridvan Boden për anëtar të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë

2018-11-24 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rama propozon Ridvan Boden për anëtar të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Me vendimin e sotëm Qeveria i dërgoi Kuvendit 3 emra për anëtarë për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Kandidatët janë Suela Popa, Edlira Luçi dhe Ridvan Bode.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në ?Fletoren zyrtare?.

Ridvan Bode ka mbajtur postin e ministrit të Financave në kohën e qeverisë Berisha për 8 vite dhe emri i tij në këtë listë ishte surprizë.

Aktualisht Bode është tërhequr nga politika për shkak të përjashtimit që i bëri nga lista e zgjedhjeve të vitit 2017 kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Këta emra u përzgjodhën nga një listë me 38 kandidatë.

Suela Popa është e njohur për publikun pasi ka mbajtur postin e Drejtores së Agjencisë së Zhvillimit Rural ndërsa Edlira Luçi aktualisht është shefe e Departamentit të Financës në Fakultetin e Ekonomisë në Universtitetin e Tiranës.

Anëtarët e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë zgjidhen nga Kuvendi dhe ushtrojnë këtë funksion me mandat 7 vjeçar me të drejtë rizgjidhjeje. Pavarësisht përzgjedhjes nga kryeministri kandidaturat kalojnë për votim në Parlament.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-propozon-ridvan-boden-anetar-te-keshillit-mbikqyres-te-bsh

Free Traffic Exchange