Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nxënësit e shkollës 28 Nëntori në Shkodër do të ndihmojnë për një vit me pako ushqimore e veshmbathje 21 familje të varfra në qytetin verilindor.
Ata janë të parët në këtë nismë komunitare, ndaj presin që tu bashkohen edhe nxënës të shkollave të tjera, pasi fenomeni i varfërisë është i shtrirë masivisht në kryeqendrën e veriut.
?Të bësh gjëra të vogla por me dashuri të madhe?.
Kjo thënie e shenjtores shqiptare Nënë Tereza, i ka frymëzuar nxënësit e gjimnazit 28 Nëntori në Shkodër në një nismë komunitare.
Në bashkëpunim me stafin pedagogjik e Këshillin e Prindërve ata kanë marrë në patronazh 21 familje të varfra të cilat do ti ndihmojnë për një vit me pako ushqimore
Alketa Kraja:" I bie 21 klasa 21 familje të cilat mbështeten nga gjimnazi çdo muaj me atë çfarë nxënësit e shohin të arsyeshme se munden ti ndihmojnë".
Varfëria në shumë familje i kapërcen kufijtë e imagjinatës.
Ndaj ata presin që nismës t?i bashkohen edhe shkolla të tjera të Shkodrës e më gjerë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shkolla-28-nentori-ne-shkoder-ndihme-21-familje