Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Afro 40 punonjëse të një rrobaqepësie në Fllakë të Durrësit pesuan helmim paraditen e sotme.
Teksa po punonin disa prej grave pësuan gjendje të fikti njëra pas tjetrës, disa prej të cilave edhe me te vjella. Një pjesë e tyre u transportuan drejt spitalit të Durrësit, ndërsa pjesa tjetër fatmirësisht u qetësuan pasi dolën nga kapanoni në ajër të pastër. Sipas nëndrejtorit të Spitalit të Durrësit shtatë gra përfunduan në urgjencë, ndërsa dy prej tyre u transportuan drejt Tiranës për trajnim më të specializuar.
Vetë pacientet tregojnë se ishin duke punuar ndërkohë që janë ndjerë keq njëra pas tjetrës me shenja helmimi.
"Pasi hëngrëm bukë ishte orari i punës. Unë po hekurosja. Kur më ra të fikët. Patëm kollë dhe na merreshin mendt. Të gjithë u ndjemë keq. Na nxorrën jashtë dhe më pas na sollën në Durrës."
Për të zbuluar shkaqet disa prej pacienteve u është marrë gjaku për ekzaminim.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/helmim-masiv-ne-nje-rrobaqepsi-ne-durres-40-punonjese-ne-urgjence