Kryeministri Edi Rama u shpreh përgjatë veprimtarisë "Siguri, Inovacion, Progres" se kthesa që është bërë në këtë të fundit mund të konsiderohet pa frikë dramatike dhe njëkohësisht historike. Ai akuzoi opozitën për dhunë gjatë protestës së ditës së enjte përpara Parlamentit, ku u plagosën 15 policë dhe ku efektivja Ina Nuk humbi dy gishtat, nga një kapsollë që u hodh drejt saj, duke theksuar se për fat, ajo nuk u bë dëshmorja e parë e Policisë së Shtetit..
Rama e nisi fjalimin e tij duke kujtuar një raportim të 2010-s, ku trajtohej ngelja në rrugë e pesë makinave të sapoblera të shtetit. "Ky është një episod spektakolar, që ngriti në pah një vijimësi të mbrapshtë të procedurave dhe proceseve të ndjekura. Policia e Shtetit u bë objekt komedish dhe përqeshjes shumë shpesh, për shkak të keqpajisjes qoftë në mjete dhe qoftë në uniforma." Rama u shpreh më tej se ka qenë pikërisht ish-kryeministri Sali Berisha i cili përqeshte gjendjen e rënduar të Policisë së Shtetit. "M'u kujtua po ashtu se shumë pak muaj pasi u vendosëm në detyrë, ish-kryeministri i tanishëm përqeshte Policinë e Shtetit, duke ekspozuar në makinën e tij dixhitale rastin sesi 5 të burgosur që po udhëtonin drejt burgut të Shkodrës u transportuan në një automjet, për shkak se ai i pari kishte hasur probleme."
Kryeministri përmendi edhe protestën e para dy ditëve përpara Kuvendit, ku mbeti e lënduar efektivja e policisë Ina Nuka. Rama e konsideroi këtë të fundit se u bë viktimë në sajë të propagandës politike të Partisë Demokratike.