Report Tv-Dalin 6 emrat për Këshillin e BSH/ Rama propozon Boden dhe gruan e Tavos

2018-11-24 2

REPORT TV zbardh gjashtë emrat e propozuar nga qeveria dhe parlamenti për Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Emrat që qeveria i ka dërguar parlamentit për votim janë; Ridvan Bode, Suela Popa dhe Edlira Luçi. Mes tre emrave të propozuar nga qeveria tërheq vëmendjen ai i ish-ministrit të Financave në 8 vitet e qeverisë 'Berisha', Ridvan Bode, i cili është tërhequr nga politika aktive pas përjashtimit që i bëri kryetari i PD, Lulzim Basha nga listat e zgjedhjeve të 2017. Suela Popa është gruaja e deputetit të LSI-së, Vangjel Tavo. Ajo ka qenë drejtoreshë e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, AZHBR-së, ndërsa Edlira Luçi është shefe e departamentit te Financës te Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.

Ndërkohë që tre emrat e propozuar nga parlamenti janë; deputeti i PD, Florion Mima, dekani i Juridikut Artan Hoxha dhe Arben Malaj, që propozohet për një mandat të dytë në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Nëse Florion Mima do të votohet nga parlamenti atëherë do i hapë rrugë kreut të PAA, Agron Duka për të hyrë në parlament, pasi është emri i katërt në listën e PD-së në qarkun e Durrësit. Emrat pritet që të votohen nga Kuvendi, ndërsa opozita e ka bojkotuar prej sesionit të ri parlamentar. Mandati i anëtarëve të Këshillit të BSH është 7 vite.