Ora News - Çejku: Masat e marra nga Kosova ndaj produkteve serbe ndikim edhe në Shqipëri

2018-11-23 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku i ftuar në "Ekopolitikë" në Ora News, tha se Shqipëria duhet të jetë më pranë Kosovës në fushën ekonomike, ndërsa shprehu shqetësimin se numri i kosovarëve që vijnë në Shqipëri ka pësuar rënie për shkak të Rrugës së Kombit.

Çejku: Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë, kohët e fundit shoh gjithnjë e më pak makina me targa të Kosovës. Shqipëria duhet të jetë më pranë Kosovës, më e hapur dhe duhet të ketë komunikim për të ndarë sfidat e përbashkëta, qoftë për tregun rajonal, investimi për transmetimin e energjisë dhe kanalet e tjera të zhvillimit ekonomik. Shqipëria dhe Kosova nuk janë aty ku duhet për të qenë pranë njëra-tjetrës. Duhet të ketë një konvergjencë për gjëra konkrete. Ekonomia është e para, të gjitha të tjerat janë të kapërcyeshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/cejku-masat-e-marra-nga-kosova-ndaj-produkteve-serbe-ndikim-edhe-ne-shqiperi

Free Traffic Exchange