Policia e Tiranës ka mundur të arrestojë autorin e dyshuar të plagosjes në duar të polices së patrullës "Shqiponja", Ina Nuka.
I arrestuari është Daniel Drobaj 18 vjeç, i cili u identifikua nga pamjet filmike dhe u arrestua brenda një kohe të shkurtër. 18-vjeçari i hodhi një kapsollë efektives Ina Nuku gjatë protestës para Parlamentit të enjten, e cila pësoi dëmtime në dorë dhe ka humbur gishtat.
I arrestuari akuzohet për veprat penale ?Plagosje e rëndë me dashje?, ?Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme?, ?Prishje e rendit dhe qetësisë publike? si dhe ?Goditja për shkak të detyrës?.
Ndërkohë, punonjësja e policisë Ina Nuka u dërgua pasditen e sotme në Stamboll për mjekim më të specializuar.