Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rikthehen atentatet me tritol në Vlorë. Një makinë tip ?Benz? me targa AA703 është hedhur në erë nga një sasi e konsiderueshme eksplozivi.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:35 të pasdites së sotme në dalje të rrugës Transballkanike, ndërsa mjeti ka qenë në lëvizje.Në automjet ndodhej drejtuesi, shtetasi Agron Alushaj 48 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur rëndë.
Biznesmeni i ndërtimit Agron Alushaj rrezikon të humbasë gjymtyrët si pasojë e një atentati me tritol në makinën e tij në Vlorë.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 16:35 të pasdites së të premtes, 23 nëntor 2018, në rrugën Transballkanike.
Sipërmarrësi 48 vjeçar, pronar guroresh dhe biznesmen me aktivitet ndërtimi në Vlorë, i cili ndodhej brenda makinës të tipit ?Benz? me targa AA703 NG, është plagosur rëndë dhe është dërguar menjëherë në spital.
Bluzat e bardha kanë bërë me dije se biznesmeni është në gjendje rreziku, ndërsa ka dëmtime të mëdha në të dyja këmbët.
Shpërthimi i fortë ndodhi në momentin kur automjeti po dilte nga një lavazh, ndërkohë që 48-vjeçari ishte në drejtimin e makinës.
Policia ka shoqëruar të gjithë punonjësit e lavazhit dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë, ndërsa në ndihmë të hetuesve të Vlorës janë nisur edhe ekspertë nga Tirana.
Policia ka nisur hetimet lidhur me shpërthimin, ndërsa paraprakisht njoftohet se biznesmeni nuk ka precedent penal.
Për shkak të gjendjes së rëndë në të cilën ndodhet 48-vjeçari, ende nuk është marrë në pyetje nga policia në lidhje me këtë rast.
Dyshimet paraprake janë se bëhet fjalë për një bombë të aktivizuar me telekomandë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/hidhet-ne-ere-makina-ne-vlore-drejtuesi-humb-gjymtyret