Aksident në aksin Shkodër-Koplik, kamionçina del nga rruga, vdes nga infarkti drejtuesi i mjetit

2018-11-23 0

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në aksin Shkodër-Koplik.

Mësohet se nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i kamionçinës Adrian Hysenaj, 50 vjeç,i cili ka qenë duke udhëtuar kur ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga në afërsi, të fshatit Shtoj.

Ende nuk janë të qarta arsyet e aksidentit, por dyshimet paraprake të policisë janë se 50-vjeçari ka pësuar atak kardiak, në momentin e ngjarjes.

Ndërkohë, policia po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.