Veliaj: Njerëz si policja Ina Nuka, shembuj frymëzues - News, Lajme - Vizion Plus

2018-11-23 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeqyteti ka nevojë për punë e jo për dhunë. Apeli vjen nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ndërsa mori pjesë në aksionin e pastrimit të qytetit, Veliaj u ndal tek plagosja e polices Ina Nuka gjatë protestës së dhunshme para parlamentit.?Ne kemi parë këto ditë shumë konflikte, kemi parë një politikë që do që ta përçajë qytetin. Unë besoj se ky qytet ka më shumë mirësi se sa prapësi, ky qytet ka më shumë dashuri, se sa urrejtje dhe ky qytet ka më shumë punë, se sa dhunë. Dua t?i uroj Inës shërim të shpejtë! Jam shumë i inkurajuar që qeveria po merret posaçërisht me trajtimin e saj, ama e gjithë kjo ngjarje më jep edhe kurajë: më jep kurajë që sot ka më shumë qytetarë, si Ina, që e duan shtetin, se sa ata që e dhunojnë; sot ka më shumë qytetarë që e pastrojnë Tiranën se sa ata që e ndotin; sot ka shumë më shumë qytetarë që e duan punën, se sa ata që duan dhunën. Për sa kohë që e mira është në shumicë në Shqipëri, jam i bindur se e mira do të triumfojë dhe progresi për Tiranën nuk do të ndalet?.Krahas punonjësve te pastrimit, aksionit i janë bashkuar qindra vullnetare, nxënës shkollash dhe studente. Veliaj u bëri thirrje banorëve të japin kontributin e tyre që të bashkëpunojmë për të mbajtur të pastër qytetin.