Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pasi paralajmëroi se do të jetë edhe sot i pranishëm në protestën e banorëve të Unazës së Re, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kërkoi pjesëmarrjen e qytetarëve duke i paralajmëruar të mos e presin të keqen tek dera e tyre.
Basha: Mos prisni t?ju vijë tek dera e shtëpisë! Sepse atëherë do të jetë shumë vonë.
Një thirrje të hapur u bëri edhe oraniozatave ndërkombëtare, të cilat sipas Bashës, nëse nuk reagojnë tani, kanë humbur legjitimitetin e tyre.
Basha: Bashkëpunimin me krimin dhe vjedhjen njerëzit nuk do t?ua falin. Kam një pyetje për organizatat ndërkombëtare që financohen me paratë e taksapaguesve të Europës dhe të gjithë botës, të cilët lejojnë vjedhjen e hapur duke shkelur çdo standard të mirëqeverisjes dhe të shtetit ligjor. Ku jeni? Për çfarë pune paguheni? Për çfarë jeni këtu? Për të bërë pasarela?! Për të ngrënë e për të pirë në restorante të shtrenjta? Për të na treguar sa e mirë vera shqiptare. Heshtja ju bën bashkëfajtor. Heshtja ju bën të pabesueshëm para shqiptarëve.
Basha u shpreh se projekti është i paligjshëm pasi është ka shkelur ligjin e prokurimeve dhe është bërë pa asnjë garë, në mënyrë që Edi Rama të mund të vjedhë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/unaza-e-madhe-basha-afere-korruptive-e-rames-prishja-e-banesave-vija-e-kuqe