Report TV - Prokurori Besnik Cani në vetting, Komisioni: Pushoi hetimet për tenderat në Elbasan

2018-11-23 0

TIRANE-Prokurori Besnik Cani ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për vlerësimin në tre shtyllat; pasurinë, integritetin moral dhe profesional. Sipas ILDKPKI, në aspektin e pasurisë, Cani është në rregull, ndërkohë që Komisioni ka ngritur dyshime mbi një kontratë me një kompani hidrokarburesh për ndërtimin e një karburanti, ku prokurori do të merrte 5 lekë për litër. ?Prokurori Besnik Cani ka një apartament 117 m2 në ?Don Bosko?, troje në Paskuqan 630 m2 dhe 690 m2, por edhe dy ndërtesa në këtë zonë 150 m2 dhe 300 m2, garazh dhe një makinë. Truallin në Paskuqan 690 m2 dhe banesën 300 m2, Cani thotë se e ka bërë me 700 mijë lekë. Por nuk e justifikon pasi thotë e ka bërë me argat dhe të afërmit e tij.

Më 27 janar 2016 ka bërë kontratë qiraje me shoqërinë ?K.shpk? për 1000m2 për afro 20 vite. K.shpk me këtë kontratë qiraje ka marrë përsipër lejen e shesh ndërtimit për të ndërtuar karburant lavazh dhe bar kafe. Në 2017 kjo kontratë është anuluar. Në këtë kontratë Cani do të përfitonte 5 lekë për çdo litër karburant të shitur. Nga verifikimi rezultoi se karburanti administrohej nga K.shpk ndërsa lavazhi e bar-kafeja nga djali i prokurorit Cani, pasi kompania kishte hequr dorë për të administruar lokalin dhe lavazhin. Kjo kontratë marrëdhënie shkon ndesh me statusin e gjyqtarit e prokurorëve për shkak të funksioneve. Bëmë kërkesë në ILDKP nëse kjo kontratë përben apo jo konflikt interesi. ILDKP na ka sjellë përgjigje duke thënë se nuk ka konflikt interesi për shkak të funksionit të Besnik Cani. Hetuam nëse Cani kishte kryer hetime për këtë kompani ose për ndonjë përfaqësues të saj po rezultoi se nuk kishte. Në disa vite Cani ka pasur mungesë për të justifikuar shpenzimet me të ardhurat, në 2005-2011 ka një bilanc negativ prej 819 mijë lekë.