Çelet ekspozita 'Artkompakt', Tinamaria Marongiu: Koncepti i artit tim

2018-11-23 0

Tinamaria Marongiu,kur shkeli për herë të parë në tokën e ?shqiponjave?, nuk kishte asnjë dijeni për këtë vend. Por, tanimë, kur kanë kaluar pesë muaj nga qëndrimi i saj në Tiranë, artistja italiane prezanton ekspozitën e parë personale ?ArtKombpakt? në Tirana Art Gallery. Në veprat e saj bashkon materialet dhe ngjyrat, me dëshirën që të krijojë një përputhje mes tyre, ashtu sikundër dëshiron që me artin e saj të bashkojë edhe njerëzit, mes të cilëve ndihet shumë vetmia. Në një intervistë për ?Report Tv?, Tinamaria Marongiu rrëfen këtë rrugëtim artistik, por jo vetëm.

Si lind kjo ekspozitë?

Kjo është një ekspozitë që ka për titull ?arti Kompakt?, janë fragmente të vogla të mënyrës sime të të punuarit, dhe të të bërit art. Kjo ekspozitë lind sepse, gati dy muaj më parë unë hapa këtë hapësirë ekspozuese të quajtur IICAS- International Interactive Contemporary Art Space, kështu që mendova që njerëzit duhet të më njihnin. Kështu që mënyra për bërë që të tjerët të më njohin është pikërisht nëpërmjet mënyrës sime të krijimit.

Artistja përdor materiale organikë dhe inorganikë, duke i bashkuar me ngjyra. ( Box-Es: janë vepra në dru të mbyllura në kuti)

Në këtë ekspozitë janë 23 vepra. Në brendësi të tyre, duke qenë se ato janë vepra materiale, ka përbërje të natyrave të ndryshme. Duke nisur nga metali, druri, pjesëza nga natyra, ka pak nga të gjitha. Le të themi që secila prej tyre ka historinë e vet, pavarësisht se të gjitha synojnë të përkufizojnë një koncept të vetëm, që është pikërisht ajo e artit kompakt. Unë rrëfej se si tentoj të krijoj kompaktizëm midis materialeve dhe ngjyrave, asht siç do të më pëlqente të ndodhte në jetën sociale. Kështu që jo vetëm nëpërmjet artit, por një koncept që përqafon socialen.

Free Traffic Exchange