Ora News -Rama për protestën e Unazës së Madhe: Konflikt për qëllime politike

2018-11-23 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama nga Libofsha e Fierit ka folur sërish për ndërtimin e Unazës së Madhe. Duke e konsideruar si një konflikt të mirëfilltë për qëllime politike, sqaroi se e ka të pundur të ndërhyjë në ligj për të legalizuar banesa që preken nga projekte.

Rama: Ky takim ishte planifikuar më parë, por duke qenë se edhe ju jeni në dijeni ose e ndiqni atë konfliktin që është ndezur në mënyrë artificiale për qëllime mirfilli politike në Tiranë tek Unaza e Re, nuk mund ti shmangemi edhe asaj.

Procesi i legalizimit është mbyllur, por ka godina që ligji i ndalon të legalizohen. Është e pamundur të ndërhyjmë në ligj për të legalizuar pushtimin e ish-stacionit që i takon gjithë komunitetit, për të legalizuar pushtimin e një kopshti apo një cerdheje që duhet t'i kthehet komunitetit. Por kam mirëkuptim për këta njerëz dhe kthimi i këtyre pronave tek komuniteti do të bëhet në bazë të projekteve dhe të një trjatimi njerëzor kur bëhet fjalë për një strehë. Jemi ne që kemi vendosur bonusin e qirasë. Nuk mund të të legalizoj aty ku ke zënë hapësirën e përbashkët, apo aty ku është plani për tu ndërtuar kopshti, cerdhja, shkolla apo rruga. Nuk e bën dot shteti të të legalizojë për të të dhënë para sikur të ishe pronar, sepse i bie që gjithë populli që paguan taksa të punojë për të kaluar vite të tera duke paguar ata të cilët janë të palegalizueshëm. Por ama kur bëhet fjalë për shtëpi, ka një përgjegjësi. Pavarësisht se sot në Shqipëri ka plot njerëz të nderuar, që nuk e kanë shtëpinë e tyre dhe qiranë e paguajnë me rrogën e tyre dhe ndërkohë me taksat e tyre paguhet bonuesi i qirasë për këta të tjerët.

Ka diçka që sidoqoftë është e diskutueshme. Megjithatë është e arsyeshme përderisa prishja e një godine që pengon zhvillimin e një projekti publik bëhet në një kohë me një afat të ngushtë dhe nuk mund të lihet jashtë.

Në gjithë këtë tymnajë që është ngritur prej kohësh dhe ushqehet për ditë me gënjeshtra, sajesa me mjete disinformimi për të revoltuar miletin është ngritur dhe një sajesë që unë kam thënë që shtëpitë nuk prishin dhe tani po i prish. Por kjo nuk është e vërtetë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rama-unazen-e-madhe-konflikt-qellime-politike