Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar u vu në pranga në Kurbin.
Igli ( Arban) Malçi, u arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali.
"Arrestimi provizor i Igli ( Arban) Malçit u bë pasi Gjykata e Azizzes Itali me vendimin Nr. 1/1 datë 14.12.2003, e ka dënuar me 6 vite e 4 muaj burg për veprën penale 'Plagosje e rëndë me pasojë vdekjen' parashikuar nga nenet 575, 577 dhe 582 të Kodit Penal Italian,"-raporton policia.
Ndërsa materialet proçedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.
Unifromat blu gjithashtu arrestuan në Mirditë 3 shtetas që u kapën me rreth 3 kg dhe 20 doza kanabis.
Në pranga ranë:
- Vilson Bushkola, 31 vjeç, banues në Mirditë, i dyshuar si posedues i rreth 3 kg lëndë narkotike cannabis sattiva të cilën e kishte fshehur në një bunkier.
- F.K. 25 vjeç dhe E.M. 28 vjeç, banues në Mirditë, pasi gjatë kontrollit në mjetin e tyre iu gjetën një sasi e vogël lënde narkotike ( 20 doza)
Materialet proçedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprën penale " Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ishte-shpallur-ne-kerkim-nderkombetar-arrestohet-39-vjecari-ne-kurbin