Xhaferi: Sot jemi aty ku jemi

2018-11-23 0

?Integrimi i plotfuqishëm i jonë dhe i tërë rajonit në strukturat e Bashkimit Evropian dhe NATO-së është indi bashkues i shtetit tonë me fqinjët, rajonin dhe botën. Për këtë qëllim nuk e kanë kursyer veten të gjithë politik bërësit e vendit por edhe politik bërësit e rajonit. Prandaj sot jemi aty ku jemi, respektivisht, Maqedonia i kalon kilometrat e fundit para anëtarësimit të plotfuqishëm në NATO dhe fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shqipëria tanimë është anëtare e plotfuqishme e NATO-së me status kandidat për anëtarësim në Bashkim Evropian. Ndërsa Kosova si shtet më i ri në Evropë e nënshkroi marrëveshjen për stabilizim dhe asociim. Kjo edhe njëherë dëshmon se rajoni i ka kaluar ose po i tejkalon inatet e së kaluarës dhe po rreshtohet në rrafshet e civilizimeve evropiane dhe botërore?, deklaroi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të RM-së.

Easy Viral Banner Traffic