Zheji: Marrin 12 mln euro për prostituta dhe udhëtime, s'kanë 4 mln euro për banorët

2018-11-22 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Analisti Artur Zheji dhe eksperti i ekonomisë Pano Soko analizuan mbrëmjen e sotme në Ora News protestën e dhunshme para Kuvendit.

Për Zhejin, ajo që ndodhi sot ishte një nga shpërthimet e një akumulimi të papërgjegjshëm të konfliktit mes dy poleve.

Ndërsa për Sokon, përplasja gabimisht u orientua popull me popull.

Artur Zheji: Sot ndodh një nga shpërthimet e një akumulimi të papërgjegjshëm të konfliktit mes dy poleve. Polit të superkastës drejtuese, oligarkike dhe ekonomike që nuk e ka fare për frikë, ankth dhe përgjegjshmëri të koncesionojë 20 mln euro për një km autostradë në Tiranë, e shtruar. 40 mln euro gjithësej, me dy-tre vepra arti, nënkalime dhe mbikalime, natyrisht të shtrenjta. Dhe nuk gjen lek në këtë fond luksoz për të dëmshpërblyer me dinjitet ata të cilët do të preken rëndë nga ky transformim që do ti bëjë mirë anës urbanistike, por dëmton në mënyrë të patjerësueshme dhe të pariparueshme me këtë qëndrim që ka qeveria deri sot, banorët që janë aty.

Pano Soko: Ajo që ndodhi sot ishte përplasje e popullit me popullin, ndërkohë ata që duhet të ishin vërtet njerëzit me të cilët duhet të përplaseshin duhet të ishte populli kundër atyre që po japin gjithë këto lekë dhe shfrytëzojnë pushtetin. Shteti është marrë me qira nga pushteti dhe po përdoret për interesat e pushtetit.Është marrë policia me qira dhe përdoret për të mbrojtur pushtetin nga populli. Policia vetë është popull. Kryeministri është ndezësi dhe mbajtësi i flakës ndezur edhe sot e kësaj dite.

Por a duhen fajësuar banorët që në këto 28 vite nuk ka pasur shtet?

Zheji: Që në nuk jemi një popull i paqtë dhe kemi kusuret tona individuale, kjo nuk ka dyshim. Unë nuk do kisha kurrë guximin të ndërtoja në një tokë që e shoh të lirë, por që e lirë nuk është gjithmonë. Raporti i shtetit me individin, me qytetarin, pavarësisht se nga vjen dhe kush është ai, është që kur ti krijon precedentin e një bashkëjetese në paligjshmëri për 28 vjet, praktikisht ti e ke legalizuar atë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-i-interesuar-destabilizim-zheji-marrin-12-mln-euro-prostituta-dhe-udhetime-skane-4-mln-euro-banoret