Gafa e fundit e Berishës, shan policen e plagosur por del blof dhe fshin statusin

2018-11-22 2

Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit
Pak orë pas protestës së dhunshme të zhvilluar sot para Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish në Facebook. Berisha ka publikuar një foto që sipas tij është efektivja e plagosur në protestë.

Berisha e ka quajtur ?policen? e plagosur ?ndrikull?, që sipas tij nuk ka humbur 4 gishta, por thjesht i është dëmtuar gishti i njërës dorë.

Por fotoja e publikuar nga Berisha është një gafë, pasi siç shihet edhe në foton e siguruar nga Report Tv dhe Shqiptarja.com, policja Ina Muka nuk është efektivja e pretenduar nga Berisha.