Deputeti demokrat, njëherazi kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, i ftuar në emisionin ?45 minuta? me gazetarin Denis Minga, nuk e përjashton mundësinë e kandidimit përballë kryebashkiakut Veliaj për Bashkinë e Tiranës. Shehi ka thënë se nëse Basha do ia propozonte, mund t?a pranonte kandidimin pasi sipas tij, ky post është politik.
Do ta gjykojmë kur ti vijë koha. Do e flasim. Jo unë nuk e përjashtoj. Unë gjykoj se bashkia e Tiranës ka funksion politik, për hir të eksperiencës do t?i bëja më mirë punët. A do e shtyjmë Ramën tutje? Po, për këtë arsye do e pranoja. Halim Kosova ishte burrë i mirë, kandidatura duhet të jetë politike. PD ka vënë personazhe të pavlera ndaj ka humbur. Janë zgjedhje politike. Kaq. Personazhi më i rëndësishëm politik duhet të ishte sot. Vumë një burrë të mirë, por na duhet një politikan. Nëse Basha do të bëjë politikë duhet të merret me personazhe politikë. Megjithatë kjo është premature, s?ka rëndësi fare. Do jepja këshillë që Basha, falë zotit, edhe falë mediave. S?ka nevojë ta zgjedhin seksionet kryetarin, mjaftojnë disa sondazhe. Basha bazohet tek sondazhet, që prej 10 vitesh. Nuk përjashtoj asnjë mundësi që i jep shans këtij vendi të shtyjë jashtë regjimin e Edi Ramës. Pse është më i fortë Veliaj? Unë them se ky është personazh negativ, më negativi. Sa ka ai jetë, unë i kam punë. Ai është nxënës, s?ka çfarë më mëson.
Dashamir Shehi, kryetar i LZHK, deputet i PD
Shehi ka komentuar edhe çështjen e protestës tek Unaza e Re. Ai ka thënë se rruga duhet të ndërtohet, por njëherazi duhet të gjendet një zgjidhje për të kompensuar banorët.
Unë mendoj se unaza duhet të bëhet, por këto njerëz duhet të kompesohen si të tjerët. Të trajtohen në mënyrë njerëzore. Ky ekzagjerim tregon se shteti dhe qeveria s?kanë ndjeshmëri. Ligji që ka bërë Rama iu jep pronarëve një shifër qesharake. Unë propozoj, që në këtë që keni 4 kate më tepër, këtë që përfitohet nga ndërtuesi. Se këtë thotë ndërtuesi, jap më shumë, jepja dhe t?a ndajnë këto. Nëse ka patur hajdut më të madh në Shqipëri është Rama, ka patur edhe të tjerë më para. Pronarët mund të ndihen të ofenduar, por iu them se tokën si kjo Rama na e bëri tokë bujqësore. Unë po e zë, nga 1 mln euro që do të merrej, marr 70 mln lekë të vjetra.
Dashamir Shehi, kryetar i LZHK, deputet i PD
Shehi ka komentuar edhe çështjen e djegieve të mandateve të opozitës. Ai ka thënë se PD duhet të shkojë në zgjedhje, por e ka pranuar një opsion të mundshëm të djegies së mandateve.
A ja vlen të digjet mandati për më shumë presion ndaj ndërkombëtarëve se situata këtu është tragjike? Unë se quaj tragjedi, le të digjet mandati, por jo zgjedhjet. S?kemi marrë asnjë qëndrim deri më sot. Njëherë e një kohë s?kishte ndonjë debat të tillë, sot ka. Kjo është forca e opozitës së re. debati është i rëndësishëm. Nëse i shërben opozitës, le të digjet edhe mandati.Ai që s?ka bërë kurrë politikë le të vazhdojë. Rama e mbushi mentalitetin se ai që ka para mund të bëjë edhe politikë. Nuk them ...