Ora News - Pritet me protesta dhe këpucë, Kryeministri u tregon vijën e kuqe banorëve të Astirit

2018-11-22 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri, Edi Rama, vizitoi pasditen e sotme efektivët e policisë që mbetën të lënduar në protestën para Kuvendit dhe të cilët po marrin mjekim në spitalin e Traumës.

Pas vizitës, në një prononcim për mediat para spitalit, Rama tha se humbja e gishtave të dorës nga efektivja e policisë vendosi vijën e kuqe mes paligjshërisë dhe mbrojtësve të ligjit.

Prononcimi i tij u ndërpre nga thirrjet e banorëve të Astirit, të cilët njëzëri bërtisnin: Turp! Turp!

Mësohet se policia shoqëroi disa prej tyre ndërsa Rama fliste për gazetarët. Dy prej tyre kanë qëlluar me këpucë në drejtim të tij.

Rama: Çdo prind dhe çdo familje e përfytyron se çfarë do të ndjente nëse vajza 24-vjeçare do të kthehej në shtëpi pa gishtat e dorës të këputur pasi ka dalë në mëngjes nga puna për të kryer detyrën. Kjo është një situatë që nuk ka ndodhur në Shqipëri qysh kur kanë filluar prishjet masive për interes publik që nga parku "Rinia" e me radhë pavarësisht kush ka qenë në qeveri, është hera e parë që një parti politike merr përsipër që bashkë me një grup njerëzish, ku një pjesë janë zaptues profesionistë trojesh dhe një pjesë tjetër janë të ngatërruar dhe të keqkuptuar pa lidhje kundër interesit publik për të frenuar zhvillimin e një vepre që nuk kanë për ta frenuar dot.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-ne-spitalin-e-traumes-viziton-efektivet-e-lenduar