Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shfaqur sot në krye të protestuesve te Unaza e Re. Pak minuta pasi protestuesit u përplasën me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Basha foli për gazetarët dhe tha se faji për dhunën e përdorur në protestë është i qeverisë, që sipas tij, nxorri në protestë policë të patrajnuar, të cilët prekën kapsollat me duar.
Ai do paguajë për gishtat e polices. Ai do paguajë për vjedhjen 40 mln euro. Po përdor sot për vjedhjen dy faktorë, policinë dhe propagandën. Po vendos policinë dhe popullin përballë. Si qytetarët dhe policët. Ai s?njeh vija të kuqe, ai njeh vetëm vija të bardha që i heq me hundë. Do paguajë shtrenjtë për dhunimin e qytetarëve. Shpreh urimet e mia për një shërim sa më të shpejtë. I çoi të patrajnuar policët të kapnin kapsollat me dorë. Kush i goditi qytetarët, kush e goditi 60-vjeçaren? Dhunën e filloi Rama në Kuvend. E pe çfarë emrash u tha këtyre, e patë si i trajtoi? Ai është hajdut që përdor sharje raciste ndaj popullit të tij.
Lulzim Basha, kryetar i PD