Banorët e Astirit bllokojnë rrugën me opozitën, Basha: Rama s'njeh vija të kuqe, vetëm të bardha

2018-11-22 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Me thirrjet "poshtë qeveria, poshtë qeveria" "nuk na ndalni dot", banorët e Astirit bllokuan sërish rrugën pasditen e sotme në Unazën e Re.

Forca të shumta të shumta të policisë vendore dhe FNSH-së ndodhen në zonë.

Në mbështetje të tyre ka shkuar dhe vetë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, së bashku me deputetë të tjerë të opozitës.

Basha akuzoi Ramën se po përdor policinë dhe propagandën për të mbulur vjedhjen 40 milion euro me projektin e Unazës së Madhe.

Basha: Njeriu që frymëzoi dhunën me gjuhën e tij të konfliktit, me sharjet raciste ndaj qytetarëve është kryeministri i vendit. Edi Rama mban përgjegjësi për dhunën e ushtruar ndaj banorëve që po protestonin para Kuvendit. Ai mban përgjegjësi dhe do ta paguajë shtrenjtë dhunën që ka shkaktuar disa viktima mes banorëve, gra me brinjë të thyera, zonja me shtyllën kurrizore të shembur, ai do të paguajë edhe për gishtat e polices së plagosur në detyrë.

Ky njeri i papërgjegjshëm për vjedhjen 40 milion euro po përdor sot për të mbuluar vjedhjen 40 milion euro dy faktorë, policinë që paguhet nga taksat e shqiptarëve për të zbatuar ligjin dhe ligji është me këta qytetarë. Së dyti po përdor propagandën për të vendosur policinë dhe popullin përballë. Këtu si qytetarët dhe policia janë në anën e ligjit dhe i vetmi në anën tjetër të antiligjit dhe shkeljes së ligjit ësghtë Edi Rama që po grabit 40 milion euro të shqiptarëve për këtë projekt korruptiv.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/banoret-e-astirit-bllokojne-rrugen-basha-ne-mbeshtetje-te-protestuesve