Ora News - Basha: Qeveria me ligj po fut duart në xhepat e qytetarëve

2018-11-22 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Opozita e Bashkuar nuk ishte në kuvend por paralelisht, bëri atë që e quajti transparencë të munguar për buxhetin e vitit 2019.

Para përfaqësues të biznesit, ekspertëve, gazetarë e grupeve të interesi, Lulzim Basha, tha se ashtu siç nuk ka ndodhur në këto 28 vite demokraci, qeveria sipas me ligj po fut duart ne xhepat e qytetarëve.

Basha: Është një model thellësisht klientelist dhe i korruptuar. Është një model kriminal.

Kryedemokrati Lulzim Basha, teksa prezantoi paltformën ekonomike të Partisë demokratike, premtoi ulje taksash dhe barazi në tendera duke mos lejuar oligarki.

Basha: Nuk ka për të falimentuar Shqipëria për të paguar 15 kontrata korruptive. Të falimentojnë këto të 15-të dhe bankat që qëndrojnë pas tyre.

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë Jorida Tabaku, tha se ekonomia është një pasqyrë e modelit të falimentuar ekonomik të "Rilindjes".

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/basha-qeveria-me-ligj-po-fut-duart-ne-xhepat-e-qytetareve