Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama ndodhet në spitalin e Traumës për të parë nga afër situatën e efektivëve të policisë të lënduar gjatë protestës para Kuvendit paraditen e sotme.
Banorët e presin me thirrjen Turp! Turp!
Rama: Çdo prind dhe çdo familje e përfytyron se çfarë do të ndjente nëse vajza 24-vjeçare do të kthehej në shtëpi pa gishtat e dorës të këputur pasi ka dalë në mëngjes nga puna për të kryer detyrën. Kjo është një situatë që nuk ka ndodhur në Shqipëri qysh kur kanë filluar prishjet masive për interes publik që nga parku "Rinia" e me radhë pavarësisht kush ka qenë në qeveri, është hera e parë që një parti politike merr përsipër që bashkë me një grup njerëzish, ku një pjesë janë zaptues profesionistë trojesh dhe një pjesë tjetër janë të ngatërruar dhe të keqkuptuar pa lidhje kundër interesit publik për të frenuar zhvillimin e një vepre që nuk kanë për ta frenuar dot.
Dhe prerja e gishtave të vajzës është një vijë e kuqe që është vendosur sot mes atyre që kanë marrë përsipër ti kundërvihen ligjit dhe policisë së shtetit që është në mbrojtje të ligjit dhe në mbrojtje të interesave publike dhe të komunitetit. Nuk ka shans që ligji të mos zbatohet njësoj për të gjithë dhe nuk ka shans që policia e shtetit të kthehet në target për kapsollat, për gurët apo kërcënimet e një grupi njerëzish që duhet të largohen që aty.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-ne-spitalin-e-traumes-viziton-efektivet-e-lenduar