Rama: Ne unaze, oligarke zaptuesish me nga 8 ndertime pa leje

2018-11-22 3

Kryeministri i ndan ne 3 kategori ndërtimet dhe ndërtuesit në Zonën e Astirit ku qeveria është e vendosur të vazhdojë me projektin e Unazës së Madhe. Të parët që sipas tij nuk do të përfitojnë asnjë qindarkë nga buxheti shtetit, janë ata që i kategorizon si zaptuesit profesionistë.

Ata që përfitojnë qira 3 vjet edhe pse kanë ndërtuar pa leje, janë ata që kanë një godinë banimi. Kompensim 100 për qind do të përfitojnë pronarët e tokës si dhe pronarët e 40 ndërtimeve që janë legalizuar në mënyre abuzive. Për këta të fundit do të kërkohet hetim, lajmëron kryeministri.

Ne fjalën në parlament, Rama shpjegon se po zbatohet vetëm ligji i legalizimeve miratuar nga qeveria Berisha.

Gjurma e projektit që siguron se do të jetë me standarde të larta thotë se është miratuar përpara 90.

Shpjegon dhe kostot e projektit, që kundërshtarët politikë e akuzojnë se janë të fryra dhe abuzive.

Mungesa e opozitës, që sipas tij është vendosur në krye të zaptueseve kur në Kuvend diskutohet projektbuxheti, Rama tha se është përgjegjësi për shumicën, e cila duhet të bëjë dhe oponencën po vetë.

Tv Klan