http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Protesta qe prodhoi dhune para kuvendit nga banoret e Unazes se Re, ka lene pas nje numer te konsiderueshem personash te lenduar qofte nga policia ashtu edhe nga vete qytetaret protestues.Deri tani zyrtarisht nga policia e shtetit raportohen 13 policë të plagosur nga përleshjet në protest, të gjithë këta të dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihme mjekësore.Dy nga punonjësit e policisë raportohet se kanë dëmtime më të rëndë sesa pjesa tjetër e kolegeve të tyre.Fatin më të keq e ka pasur një femer police e forcave ?Shqiponja? e cila ka dëmtime të rënda në njerin vesh dhe për më teper ka humbur 4 gishta të njëres dorë si pasojë e një kapsolle që u hodh drejt saj.Ndërkohe në spitalin e Traumes janë paraqitur gjithashtu disa protestues të plagosur, mes tyre edhe një grua.Djali I protestueses së lënduar ka lëshuar një lume me fyerje drejt forcave te rendit në koridoret e spitalit, cka e detyruar policinë që ta shoqërojë në komisariat.