Ora News - Nga Holanda në Gjermani e Itali, shkatërrohen 3 grupe shqiptare, bllokohen 130 kg kokainë

2018-11-22 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tre grupe kriminale shqiptare kishin mundur të aktivizonin "një rrugë europiane droge" që kalonte nga Holanda në Gjermani e Itali.

Gjatë një viti me anë të në pike shitje automjetesh e një flote makinash superluksoze të modifikuara në mënyrë të sofistikuar kishin mundur të trafikonin rreth 130 kg kokainë.

Gjatë hetimeve është zbardhur dhe pengmarrja e një anëtari të bandës, i cili kishte "tradhëtuar" aktivitetin e tyre.

Operacioni, 56 te arrestuar - 90 trupa të antidrogës italiane ekzekutuan mëngjesin e sotëm (22 nentor) operacionin e koduar "B.O.C.A akronimi fjalëve Breshia Operacion Kriminaliteti Shqiptar.

Operacioni u krye nga reparti investigativ anti kriminit të organizuar të Breshës në bashkëpunim me komandën qendrore në Romë. Në pranga janë vënë 56 persona, anëtarë të 3 organizatave kriminale shqiptare që vepronin në Europë me aktivitet trafikun e kokainës.

Operacioni B.O.C.A u realizua në bashkëpunim me forcat policore të Shqipërisë, Greqisë, Belgjikës e Gjermanisë.

Hetimet zbardhën se përmes degëzimeve të tyre në Europë, këto 3 grupe trafikantësh shqiptarë kishin ngritur një "rrugë europiane të trafikut të kokainës" që kalonte nga Holanda në Gjermani e në Itali.

Këto grupe kriminale kishin në zotërim një pikë shitje makinash e një flotë të vërtetë automjetesh të përdorura për trafikimin e kokainës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/itali-shkaterrohen-3-grupe-kriminale-shqiptare-sekuestrohen-130-kg-kokaine