jë banor i 'Unazës së Re', i cili ka qenë i pranishëm në protestën që u zhvillua sot përpara Kuvendit, është shoqëruar në komisariatin e Policisë nga Spitali i Traumës. I pranishëm për të vizituar të ëmën, 'pre' e përplasjeve të agravuara të protestës, ai ka reaguar ndaj forcave policore edhe në ambientet e Spitalit të Traumës.
Kësisoj, forcat policore i kanë vendosur prangat protestuesit, për ta shoqëruar në Polici. Gjatë këtij momenti, deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, tentoi që banori të mos merrej nga efektivët e policisë. Madje, Partia Demokratike e ka publikuar momentin e arrestimit në llogarinë e saj në rrjetin social "Facebook", ku duket edhe casti kur Balliu prek fizikisht një nga efektivët e policisë.