http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti Aleksandar Vuçiç ka kundërshtuar taksën 100 për qind të vendosur nga Qeveria e Kosovës për mallrat nga Serbia, duke kërkuar tërheqjen e saj.Në një konferencë për mediat, Vuçiç i ka bërë thirrje Kosovës të ulen në bisedime për të arritur një marrëveshje kompromisi.Aleksandar Vuçiç: ?Ju kërkoj të tërhiqni vendimin tuaj. Ne duhet të ulemi dhe të biem dakord për një marrëveshje dhe kompromis. Ju duhet të negocioni me ne. As amerikanët, e askush tjetër nuk do t?iu ndihmojë?.Kreu i shtetit serb theksoi gjithashtu se pret mbështetjen e Bashkimit Europian për anulimin e kësaj mase drastike.Aleksandar Vuçiç: ?Le të shohim se si ne mund të ndihmojmë për ta kapërcyer këtë krizë të vështirë. Ne kemi rënë dakord që të gjitha organet tona të jenë në gatishmëri për t?iu përgjigjur lëvizjet të autoriteteve të Prishtinës?.Një ditë më parë Qeveria e Kosovës vendosi taksën doganore prej 100 përqind për produktet serbe duke theksuar se vendimi është marrë për të mbrojtur interesat ekonomike dhe politike të vendit, pasi Serbia po përpiqet të bllokojë Kosovën në të gjitha fushat ndërkombëtare.Më herët përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini dhe Komisioneri për zgjerimin Johannes Hahn i kërkuan Qeverisë së Kosovës që të tërheqë vendimin për rritjen e taksës.Kosova importon rreth 400 milionë euro në vit mallra nga Serbia dhe një masë e tillë ka kosto të mëdha për bizneset serbe.