Report TV - Momenti kur polices i priten gishtat nga kapsolla te protesta

2018-11-22 20

Nga protesta e dhunshme e banorëve të Unazës së Re sot paradite para Kuvendit u lënduan 12 efektivë policie dhe 3 qytetarë. Report Tv mëson se njëra nga efektivet e lënduara ka humbur katër gishtat e dorës si pasojë e hedhjes së kapsollave nga protestuesit.

E plagosura është dërguar në spitalin e Traumës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë që një polic tjetër ka humbur dëgjimin nga njëri vesh, pasi kapsolla e ka kapur në pjesën e qafës.

I plagosur nga protesta mbeti edhe zv/ drejtori i policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu. Të plagosurit u vizituan në spital edhe nga ministri i ri i Brendshëm Sandër Lleshaj.