Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Plot 570 kilogramë mendohet se ka qenë sasia e kanabisit të fshehur në shasinë e furgonit të mallrave që u ndalua më 21 nëntor, në pikën e kalimit Kufitar të Qafë Thanës.
Ndërsa 8 persona janë arrestuar deri tani dhe një tjetër është shpallur në kërkim.
"Më datë 21.11.2018, rreth orës 10:00 në fshatin Urakë, Njësia Administrative Rrajcë, bashkia Prrenjas, në aksin rrugor Prrenjas -Pogradec është ndërhyrë dhe është bllokuar një automjet furgon "Iveco" me drejtues mjeti shtetasin A.B. Nga kontrolli i ushtruar në brendësi të furgonit "Iveco" u gjetën dhe u sekestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike prej 578 kilogramë kanabis,"-raporton policia.
Policia ka sekuestruar 14 aparate celularë dhe 5800 euro.
Gjithashtu janë bllokuar edhe dy automjete të marra me qera nga këta shtetas në Fier, automjete të cilat shoqëronin automjetin me lëndë narkotike, konkretisht mjetin tip "Ford Focus" me drejtues shtetasin me iniciale A. C., si dhe mjetin tip "Toyota Corola" me drejtues mjeti E.H.
Ndërsa për arsye hetimi policia nuk ka zbuluar detaje të tjera.
Në prangat e policisë kanë rënë shtetasit:
-E. M., 27 vjeç, banues në Fier.
-A. C. (T.), 39 vjeç, banues në Fier.
-A. B., 42 vjeç, banues në Levan, Fier.
-E. H., 43 vjeç, banues në Elbasan.
-G. R., 42 vjeç, banues në Elbasan.
-E. Gj., 42 vjeç, banues në Pogradec.
-A. Q., 24 vjeç, banues në Korçë.
-L. D., 34 vjeç, banues në Tiranë.
Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale A. M., banues në Elbasan.
Furgoni në pronësi të një biznesi në Fier
Mjeti me targë AA 356 NA që po transportonte më shumë se gjysëm tonelate drogë rezulton të jetë në pronësi të një kompanie biznesi me qendër në Fier.
Dyshohet se furgoni do transportonte drogë në Maqedoni
Furgoni do të kalonte në shtetin fqinj, Maqedoni, por nuk dihet ende se kush do të ishte destinacioni përfundimtar.
Sipas burimeve në operacionin antidrogë të zhvilluar gjatë kësaj mesjave morën pjesë policia e Elbasani si dhe forcat speciale. Ato e ndaluan furgonin me drogë jo shumë larg Pikës së kalimit Kufitar e me Maqedoninë, në rrugën nacionale Elbasan-Qafë Thanë, pasi e kishin mbajtur nën vëzhgim që nga vendi nga ku ishte nisur me ngarkesën. Hetimi është shtrirë në qarqet e Elbasanit dhe të Fierit.
Dyshohet se kjo linjë bëhet nga një organizatë kriminale me fuqi të madhe ekonomike. Aktualisht janë identifikuar disa persona të përfshirë në trafikun e 570 kg kanabis sativa disa prej të cilëve dyshohet se janë pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut drogës nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës për Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale të ?Trafikimit të narkotikëve?, ??Grup i strukturuar kriminal??, parashikuar nga nenet 283/a /2 dhe 333/a të Kodit Penal.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/aksion-ne-qafe-thane-ndalohet-furgoni-i-dyshuar-me-droge