Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Gjirokastrës, Enton Dhimitri. Gjyqtari është dhe kandidat për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.
Trupa gjykuese arsyetoi se "Subjekti i rivlerësimit është i besueshëm në shpjegimet e tij për padijeninë e përfshirjes të personit të lidhur me krimin e organizuar, pasi dëgjoi edhe zotin Dhimitir në përputhje me pikën 6 të nenit 55 të ligjit 84 2016 për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve e konsideron të përfunduar seancën dëgjimore.
Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga Xhensila Pine, Genta Tafa Bungo dhe Pamela Qirko.
Nga hetimi i KPK rezultoi se ndonëse në aftësitë profesionale dhe pasuri gjyqtari doli i pastër, probleme janë konstatuar në drejtim të integritetit.
Në srancën dëgjimore relatorja Qirko, tha se Komisioni kishte marrë informacione që kunati i gjyqtarit rezultonte i dënuar në Greqi me 20 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike.
Nisur nga ky fakt, tha relatorja, edhe ONM kishte marrë informacione në Greqi, ku ka rezultuar se informacioni ishte i vërtetë.
Por kjo gjë nuk ishte shënuar nga gjyqtari në deklaratën vetting, ndërkohë që ishte një nga pikat kryesore të pastërtisë së figurës.
Vetë gjyqtari u shpreh se nuk kishte marrëdhënie me kunatin, ndërsa në lidhje me dënimin e tij në Greqi ishte vënë në dijeni shumë kohë më vonë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/konfirmohet-ne-detyr-gjyqtari-i-gjirokastres-enton-dhimitri