Vucic mbledh Keshillin e Sigurise

2018-11-21 7

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, kishte ftuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Tregtia me Kosovën është cilësuar si gjendja më e rëndë e krijuar deri më tani.

Serbia do të njoftojë Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe do të bëj të pamundurën për të tejkaluar këtë situatë. Në konferencën e jashtëzakonshme për gazetarët, e luti Kosovën që ta rishikojë vendimin e saj.

"Porosia ime për shqiptarët është 'Ju lutem si Zotin, kthjelluni dhe kuptojeni se paqen e kemi të nevojshme dhe nuk na duhen eskalimet, as shqiptarëve e as serbëve. Ju lutem tërhiqeni këtë vendim dhe ejani të ulemi e të gjejmë një zgjdhje. Ne e kuptojmë se për ju Kosova është shtet dhe e kuptojmë qëndrimin tuaj, por kuptojeni dhe ju që ne nuk mendojmë ashtu".

Serbia nuk do të ndërmarrë asnjë masë kundër Kosovës, lëvizjes së lirë apo mallrave. Por, Vuçiç tha se është i shqetësuar pasi brengoset për paqen.

"Kjo është situata më e rëndë e krijuar që prej 10 vitesh. Kemi patur një konflikt të tillë me Kroacinë, por jo është e rëndë pasi kemi popullin tonë atje. Njerëzit duhet të jenë të qetë dhe do të mundohemi të ruajmë paqen dhe sigurinë".

Vuçiç ka folur edhe për faktin se serbët e Kosovës janë të shqetësuar dhe u ka kërkuar të vijnë në takim.

Free Traffic Exchange