Zhdukja e Elvis Troqes dhe intervista e babait të tij, Krenar Troqe, kanë qenë tema e diskutimit në emisionin Repolitix në Report Tv. Të ftuarit e mbrëmjes së sotme kanë qenë gazetari që ka intervistuar Troqen, Artan Hoxha, gazetarët Poli Hoxha, avokati Idajet Beqiri dhe ish-polici Ilir Gjoci.
Gazetari Artan Hoxha ka thënë se fakti që zhdukja e Troqes ka ndodhur në një ambient të hapur, është tregues se personat që e kanë bërë kanë patur një garanci të madhe. Gazetari Poli Hoxha ka thënë se ngjarja lidhet me mbjelljen dhe trafikun e drogës, ndërsa për avokatin Idajet Beqiri kriminaliteti është në nivele alarmante në Vlorë.
Diskutimet në Repolitix:
Ilir Gjoci: Ka nje rritje të krimit të organizuar. Ata që e kanë bërë këtë krim nuk lenë gjurmë.
Gazetari Artan Hoxha: Ne kemi vetëm këtë fragment. Po ta shohësh në këtë rast më shqetësuese është siguria. Fakti që është bërë kaq hapur, mua më tremb. Kjo tregon se ka një garanci të madhe nga ata që e kanë bërë.
Ilir Gjoci: Kjo tregon që policia nuk e ka situatën nën kontroll.
Avokati Idajet Beqiri: Kjo është fushë problematike. Ka krime të rënda që bëhen. Ka disa lloje formash edhe të vrasjes edhe të rrëmbimit edhe të vetëgjyqësisë. Vlora është e goditur rëndë, ajo që vë re unë është se policia nuk është në nivelin që duhet. Është mësuar me atë situatë dhe është përshtatur me krimin.
Gazetari Poli Hoxha: Dua të them se e gjithë kjo ka të bëjë me një bilanc që po i bëhet atij operacioni. U investua u hodh lekë i madh tek kanabisi, në momentin kur ndryshuan gjërat filluan të ndodhin.
Gazetari Artan Hoxha: Janë nga Vlora por familja e Elvis Troqes thotë se nuk njihen personi që dyshohet se ka patur konflikt dyshohet se është bërë nga ata. I njëjti prokuror po i heton të dyja, Krimet e Rënda kanë kthyer dosjen mbrapsht.
Gazetari Poli Hoxha: Këtu dua t?a kap se po biem në kurth. Këtu është diçka përtej, diçka më e rëndë. s?bëhet fjalë për një rrëmbim, bëhet fjalë për shumë të zhdukur. gjithë Vlora e di shumë mirë se kush fshihet pas kësaj vrasjeje. Krimi më i madh në këtë histori është se këto dosje duhet të bashkohen. Brenda kësaj dosjeje është dhe vrasja e Edison Harizajt, vrasje në Belgjikë. Këta ça po presin? I kanë bërë kurth, hajde vëlla të të jap diçka. I është futur koka në thes? Çfarë ka ndodhur?