Ora News - Politikanët pa etikë, në parlament gëlojnë sharjet dhe akuzat

2018-11-21 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pak kohë më parë deputetët miratuan edhe Kodin e tyre të Etikës që mes të tjerash përcakton edhe përdorimin e një fjalori etik në seanca e mbledhje komisionesh. Por e kundërta vazhdon të ndodhë prej vitesh e tashmë kjo shfaqet edhe në statuset e tyre në rrjetet sociale.

Jozefina Topalli, Taulant Ballës: Ky e meriton me e ka për zhelesh e jashtë.

Erjon Braçe, Sali Berishës: Dëgjo o qen i madh dëgjo.

Tom Doshi, Ilir Rusmailit: Ku e merr guximin me i than moldav, këlysh k**ve. Ta thej kryet, ta q* rracën aty ku e ke, e more vesh.

Kjo është gjuha që zakonisht përdoret në seancat parlamentare apo mbledhjet e komisioneve.

Prej vitesh Kuvendi është kthyer në një vend ku shfryhet, shahet dhe kjo situatë u duket normale deputetëve.

Pak ditë më parë, deputeti socialist Alket Hyseni etiketoi "autik" ish-kryeministrin Sali Berisha, gjë që solli reagim nga psikologë dhe drejtuese të shoqatave që merren me këtë kategori të shoqërisë.

Deputeti u detyrua të ndryshojë statusin e tij në Facebook më pas, por kjo është një sjellje që ndodh rëndom në Parlamentin shqiptar, por edhe në deklarimet publike të politikanëve tanë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/politikanet-pa-etike-ne-parlament-gelojne-sharjet-dhe-akuzat