Ora News - Banorët e Astirit thirrje Ramës: O kryefaqezi, pronën do ta mbrojmë me gjak, me jetë!

2018-11-21 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pasditja e kësaj të mërkure i gjeti sërish në rrugë banorët e Astirit në ditën e tyre të 18 të protestës.

Ata bllokuan aksin tek Unaza e Re që lidh Pallatin me Shigjeta dhe sheshin "Shqiponja".

Drejtuesit e mjeteve nuk ishin shumë entuziastë për këtë fakt dhe revoltën e tyre e shprehen me bori makinash.

Por përkundër kësaj, banorët e Astirit thonë se asgjë nuk do ti ndalë të mbrojnë banesat e tyre, qoftë edhe me gjak.

Protestuesi: I bëj thirrje të gjithë popullit shqiptar që të ngrihen se kjo është një kauzë për gjithë Shqipërinë që po ik drejt humnerës. Po ikin njerëzit jashtë.U bëj thirrje të gjithë Ambasadave. O kryefaqezi, pronën do ta mbrojmë me gjak, me jetë!

Ti do të më vrasësh mua, pas meje do të vish dhe ti.Do të vdes për pronën time. Vetëm mashtrime ke bërë me këtë popull, por nuk na shtyp dot. Po na vrave ne, do të dalin dhe të tjerët më të fortë se ne dhe ti me ne e ke fundin, ta kesh të qartë. Lëri lojërat politike se nuk jemi për politikë, jemi për të drejtën tonë legjitime.

Avokati i Popullit të mos flejë gjumë, u bëj thirrje të gjithë Ambasadave, shoqatave të të drejtave të njeriut, të vinë tani sa nuk është vonë. Më vonë nuk e di çfarë do të bëhet, do ti mbrojmë me gjak pronat tona.Jemi të gjithë të bashkuar dhe nuk na përçani dot.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/banoret-e-astirit-thirrje-rames-o-kryefaqezi-pronen-do-ta-mbrojme-me-gjak-me-jete