Shkeljet e Ujësjellësit Tepelenë me tenderin, Tërmet Peçi: Një lëmsh, s'merr vesh i pari të dytin

2018-11-21 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni investigativ ?BOOM? ka denoncuar shkeljet e procedurës së tenderit për rikonstruksionin e rrjetit të Ujësjellësit Memaliaj, zhvilluar nga Sha Ujësjellës Kanalizime Tepelenë, në cilësinë e autoritetit kontraktor.

Ankimi i njërit prej operatorëve pjesmarrës në këtë tender, i nisur brenda afatit edhe online, por edhe me postë rekomande, nuk është marrë në shqyrtim nga ana e autoritetit kontraktor.

Pas refuzimit për shqyrtim të ankimit nga ana e autoritetit kontraktor, ligji për prokurimin publik parashikon të drejtën e ankimit të operatorit ekonomik në Komisionin e Prokurimit Publik brenda afatit 10 ditor.

Por pa kaluar ky afat, sha Ujësjellës Kanalizime Tepelenë, ka lidhur kontratë me firmën fituese të tenderit, duke bërë shkeljen e dytë.

E pyetur në lidhje me rastin zyra juridike pranë Agjencisë së Prokurimit Publik shprehet se ankimi online i operatorit ekonomik, duhet të ishte marrë parasysh dhe ti ishte lënë operatorit pjesëmarrës në tender një afat i dytë për ta paraqitur ankimin edhe në formë jo elektronike, por me postë.

Sha Ujësjellës Kanalizime Tepelenë është në varësi të dy bashkive, Tepelenës dhe të Memaliajt. Ka qenë vetë Ujësjellësi autoritet kontraktor që ka prokuruar dy tendera, dhe për Ujësjellësin Memaliaj dhe për atë të Tepelenës, në të njëjtën kohë.

Kreu i Bashkisë së Tepelenës, thotë se drejtori i UK Tepelenë e ka bërë tenderin me stafin e tij dhe nuk ka asnjë kompetencë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shkeljet-e-ujesjellesit-tepelene-me-tenderin-termet-peci-nje-lemsh-smerr-vesh-i-pari-te-dytin