Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
OSBE mbështet propozimin për miratimin e ligjit antishpifje, por ambasadori Borchardt paralajmëron qeverinë se ka një vijë të hollë ndarëse mes nismës dhe ekuilibrit të lirisë së shprehjes. Madje ai ka kërkuar që masat ndëshkuese të mos përfshihen në kodin penal.
Pas vizitës në Vienë, kryeministri Edi Rama lajmëroi se paketa antishpifje së shpejti do të depozitohet në Kuvendin e Shqipërisë. Në lidhje me këtë Ambasadori i OSBE-së Bernd Borchardt i ka kërkuar qeverisë që të bëjë kujdes pasi nëse nuk ndiqen praktikat ndërkombëtare ky ligj mund të cënojë lirinë e fjalës.
Borchardt:Nuk ka gjë të keqe që të bëhet diçka në lidhje me shpifjen, por duhet treguar kujdes. Është një vijë e hollë ndarëse e ekuilibrit të lirisë së shprehjes. Duhet të bëhet bazë të praktikave më të mira ndërkombëtare. Nuk duhet sanksionuar në Kod Penal.
Me fjalët e Goerge Orwell, Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca ka zgjedhur të japë një mesazh diplomatik për lirinë e medias pa e hasur drejtpërdrejtë paketën antishpifje të propozuar nga Kryeministi Rama.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/borchardt-liria-e-medias-ka-bere-progres-por-ka-ende-pune