Java e Kuzhinës Italiane në Shqipëri, Workshop për Sigurinë Ushqimore

2018-11-21 0

Shpesh dëgjojmë shprehjen: ?Ne jemi ajo çfarë hamë?. Por, kjo bëhet edhe më e vërtetë kur bëhesh pjesë i një workshop-i, që ka në qendër sigurinë ushqimore. Ky Workshop i zhvilluar në kuadër të edicionit të III-të të Javës së Kuzhinës Italiane në Tiranë, nga Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri bëri bashkë për herë të parë në Show Room Initaly, specialistë, përfaqësues shkollash profesionale edhe përfaqësues të ambasadës italiane.

Luçia Cuçiarelli, drejtoresha e Zyrës Shkollore pranë Ambasadës Italiane prezantoi fillimisht rëndësinë e javës së kuzhinës italiane, që aktualisht po zhvillohet në disa vende të botës.

Pas fjalës kuzhinë, është fjala shkencë, është fjala sistem, ekonomi edhe vlera të larta në kuzhinë. Miliona italianë e kanë pranuar si një vlerë në komunitet, që duhet shpërndarë...

Luçia Cuçiarelli, drejtoresha e Zyrës Shkollore pranë Ambasadës Italiane
Siguria ushqimore është në tërë përditshmen, tonë, është një fjalë shumë e gjerë. Sikurse Shqipëria është pjesë për t?u bërë kandidate në Evropë, nëpërmjet rregulloreve europiane në këtë fushë, vendi ynë, detyrohet për të zbatuar këtë rregullore. Kjo vjen nëpërmjet formimit, që e prek operatori me dorë vet çdo ditë. Italia duke rritur vlerat e këtyre njohurive është sot vendi më i parë në botë, që zhvillon edhe kap cilësinë e produktit ushqimorë.

Silvia Mana, përfaqësuese e sigurisë ushqimore në Shqipëri
Ne përpiqemi që mos t?i japim vetëm shijen e ushqimit klientit që ulet në tavolinë, por edhe sigurinë e produktit. Ne e dimë se ky produkti që përdorim rreth 95 për qind është i sigurt. Çdo gjë që kemi në kuzhinë, kujdesemi për gjithçka. Shqipëria është pak vend i vështirë, se nuk ka njohje. Metri i parë është kostoja. Ndonjëherë, shpenzojmë për gjëra të tjera, por organizmi ynë duhet që të ketë më shumë përparësi. Ne po bashkëpunojmë me shkolla në Shqipëri. Kemi parë se dalëngadalë interesi është duke rritur edhe në nivel institucional?.

Mauro Borghi, administrator i Initaly-s