Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Media gjermane ARD i ka kushtuar një reportazh ekspozitës së kryeministrit Edi Rama. Por krahas ekspozitës, nuk është lënë në hije karriera e tij politike dhe familja. Në reportazh, Rama është shprehur se ai është Kryeministri më i mirë.
Televizioni ARD i ka kushtuar një reportazh ekspozitës së kryeministrit Edi Rama në Gjermani me punimet e tij personale, si piktura murale dhe skulptura në qeramikë në qytetin e Rostockut.
Kryeministri në këtë reportazh nuk e ka shmangur vetëvlerësimin, duke u shprehur se ai është Kryeministri më i mirë.
Rama: Buxheti që mu dha ishte asgjë. Ishte asgjë. Diçka. Shumë pak. Por duhej bërë ndryshimi. Filloi rritja e mbledhjes së taksave dhe ndryshimi i niveleve. Tani jam Kryeministri më i mirë i të gjitha kohërave, në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama në kronikën televizive 5 minutëshe nuk flet vetëm për karrierën e tij politike dhe artistike, por ka bërë publike dhe jetën e tij personale, duke shfaqur imazhe të djalit të tij Zaho dhe bashkëshortes Linda.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-mediat-gjermane-jam-kryeministri-me-i-mire-i-te-gjitha-koherave-ne-shqiperi